Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Nuk ndodh asgjë veç dashurisë…

Author:

500ALL

Lloji: Poezi
ISBN: 978-99943-1-661-8
Formati: 13×20
Faqe: 120

 

Përshkrimi Librit

Preç Zogaj në këtë cikël poezish të ngërthen me simbolikën dhe bukurinë e vargjeve. Fund e krye libri përshkohet nga dashuria, fuqia e ndjenjave dhe kompleksiteti i tyre. Shpesh poeti e zbërthen bërthamën narrative nëpërmjet një hapësire prej shumë strofash. Poezitë e tij dallohen për një figuracion të pasur e varg ritmik.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Rreth Autorit

Preç Zogaj, poet, prozator, eseist, gazetar dhe analist politik. U lind në Lezhë në 5 dhjetor 1957. Jeton në Tiranë.

Është një nga poetët më të njohur bashkëkohor të letrave të sotme shqipe, autor i dhjetë vëllimeve poetike, fitues i shumë çmimeve kombëtare ku veçohen:  çmimi “Penda e argjendtë” për  vëllimin  “Kalimi”, si  libri më i mirë poetik për vitin 1999,  botuar nga Shtëpia Botuese Toena; çmimi “Lasgush Poradeci” për librin “Gjallë unë pashë”, fitues i konkursit kombëtar të poezisë për vitin 2008, botuar nga Shtëpia Botuese Dita 2000. Poezi të zgjedhura të Preç Zogajt janë botuar në frëngjisht në titullin “Terre sans continent” (Tokë pa kontinent),  botuar në vitin 1995 nga Shtëpia Botuese L’esprit des Peninsules. Cikle me poezi nga ky autor janë përkthyer e botuar në italisht, anglisht, spanjisht etj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Nuk ndodh asgjë veç dashurisë…”