Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Ora e Zooparkut – Zija Çela

Author:

700ALL

Romani “Ora e Zooparkut” i Zija Çelës vjen në kohën e pjekurisë më të madhe letrare dhe artistike të autorit. Ai bëhet njëkohësisht dëshmi e niveleve të reja të letërsisë shqipe, e cila tashmë ka arritur ta tejkalojë fazën e tranzicionit me shkrimtarët e saj më të mirë dhe me vepra që prodhojnë stabilitet letrar e kulturor. “Ora e Zooparkut” është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit. Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.
“Ora e Zooparkut” është roman bashkëkohor në kuptimin më të mirë të fjalës. Është arritje e shkëlqyer e prozës shqipe.

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Zija Çela
Ora e Zooparkut
Lloji: roman
Botimet Toena
ISBN: 978-9928-235-38-1
Formati: 13×20 cm
Faqe: 280
Çmimi: 700 lekë

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Njeriu është një makinë e gjallë. Dhe kjo makinë e gjallë, që prodhon lëvizje, mendim, fjalë, sekrecione, kollitje, krime të përbindshme, ka skapamentot e saj për të shkarkuar fëlliqësitë fiziologjike, por jo pisllëkun shpirtëror. Apo ngaqë nuk shihet me sy, pandeh se çfarë është e kalbshme, kalbet menjëherë?! Repartit të kalbjes që është matanë, i paraprin këtej reparti i ndotjes. Asnjë cikël nuk mund të mbyllet ndokund, nëse nuk ka filluar diku tjetër.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Ora e Zooparkut – Zija Çela”