Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Pasion i pjesëtuar

Author:

700ALL

Faqe: 182
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-883-4

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Një rrëfim në vetën e dytë, ku luajnë vetëm dy personazhe, pa emër, pa fytyrë, pa përshkrime. Një rrëfim që i jep rëndësi ndërveprimit psiko-emocional dhe jo thjesht fabulës.

Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë do kuptoni fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë.

Pse njerëzit përpiqen kaq shumë që ta zvarrisin një marrëdhënie që nuk funksionon, kur nuk ka më asnjë shenjë dashurie? A nuk është më mirë ta lëmë të shkojë atë çfarë nuk është e jona dhe të gjejmë personin duhur, ose të përpiqemi të jetojmë një jetë më të mirë? Pas së gjithash, jeta është shumë e shkurtër për ta shpenzuar atë në mënyrë mjerane, siç përshkruhet përmes personazhit grua në këtë libër.

“Ka ndodhur në fakt që pas botimit të librit kam marrë shumë letra, e-maile, telefonata, dhe aspak për t’u befasuar por kanë qenë të gjitha nga gratë.

Ka pasur nga ato që kanë menduar se kam shkruar historinë e tyre, madje në disa raste kanë insistuar se këtu është vetë dashuria e tyre (si ka mundësi që unë e dija). Dhe ndoshta kjo është arsyeja se përse vendosa ta ribotoj pas kaq vitesh, sepse ende edhe sot mendoj se historia ka mbetur e njëjtë.

Hipoteza se modelet e marrëdhënieve të dashurisë në realitetin tonë vazhdojnë të na ofrojnë të njëjtën frymë mbetet e pandryshuar: gruaja duhet të vuajë që të fitojë dashurinë e burrit, ndërsa burri duhet t’i ndrydhë fort ndjenjat e tij që të mos e japë veten para gruas.”
Autorja

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Pasion i pjesëtuar”