Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Arben Puto Pavaresia shqiptare dhe diplomacia (e thjeshte kemisha)

Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha, 1912-1914

Author:

1,600ALL

Faqe: 584
Formati: 16.5 x 23 cm
ISBN: 978-99943-1-826-1

Kategoria .

Përshkrimi Librit

Vëllimi që po i jepet sot në dorë lexuesit është fryt i një pune shumëvjeçare.

Objekti kryesor i shqyrtimit është aspekti diplomatik i çështjes shqiptare në evolucionin e vet në etapën “klasike” të imperializmit, në fund të shekullit XIX – fillim i shekullit XX. Shtyrja kryesore për t’u angazhuar në këtë fushë ka ardhur nga bindja se përpunimi i historisë diplomatike ka një rëndësi të veçantë në rastin tonë. Historia diplomatike e nxjerr Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në dimension të ri, e vendos atë në kontekstin ballkanik e bile evropian, në një plan më të gjerë. Për këtë ajo ka ushtruar kurdoherë një forcë tërheqëse të veçantë. Libri ka një bazë të gjerë burimesh. Janë konsultuar gjatë viteve arkivat e Fuqive të Mëdha: Romës, Parisit, Vjenës dhe Londrës. Një ndihmë të madhe ka dhënë Universiteti i Tiranës.

U ndala posaçërisht periudhës së Pavarësisë (1912-1914) jo rastësisht. Kjo është pa dyshim një periudhë kthese në historinë tonë kombëtare, por edhe e vetmja periudhë që i hapet trajtimit sintezë të çështjes shqiptare me të gjitha problemet që ka shtruar tani dhe më parë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Do të ishte mosmirënjohje të mohohej roli i dorës së parë i Austrisë në çështjen e krijimit të një shteti shqiptar, por mirënjohja nuk duhet të kthehet në skllavëri.
Ismail Qemali, DDF, Bisedë me delegatin francez në KNK,
dt. 4.11.1913

Vendi ynë mund dhe do të kuvernohet për njëfarë dhimokratie, prej pleqet, sikundër kanë qënë prindërit tanë qëmotit, dhe sikundër janë edhe sot malësitë e Shqipërisë, që janë thuajse të dlira e më vete.
Sami Frashëri ,“Shqipëria ç’ka qenë, ç‘është e ç’do të bëhet”

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Arben Puto lindi në Gjirokastër në vitin 1924. Nxënës i Liceut Francez të Korçës (1935-1939), Liceut Francez dhe Liceut Klasik në Romë (1940-1942). Mori pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, fillimisht në Gjirokastër, dhe prej vitit 1943 në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas Çlirimit në Gjimnazin e Tiranës më 1946. Po atë vit shkoi në Moskë ku ndoqi dhe mbaroi Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Moskës, dega e së Drejtës Ndërkombëtare Publike më 1951.

Me hapjen e Universitetit të Tiranës më 1957, ka punuar si pedagog dhe punonjës shkencor në Fakultetin Juridik, derisa doli në pension më 1990.
Është autor i një numri veprash në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare dhe Historisë së Diplomacisë. Ka botuar një varg artikujsh dhe kumtesash në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ka titullin “profesor” dhe “akademik”. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare; ka mbajtur ligjërata në institucione të ndryshme arsimore dhe shkencore.

Në vitin 1988 ka qëndruar për dy muaj në Heidelberg i ftuar prej institutit gjerman “Max Planck Institute”, ku ka kryer kërkime bibliografike dhe ka mbajtur ligjërata mbi probleme të historisë së Shqipërisë.
Në dhjetor 1990 u angazhua në veprimtari shoqërore, duke u vënë në krye të organizatës së parë joqeveritare “Forumi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut”, më vonë “Komiteti Shqiptar i Helsinkit” (1990-2000).

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha, 1912-1914”