Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Përralla indiane

600ALL

Përktheu: Shpëtim Çuçka
Faqe: 208
Formati: 16.5 x 23 cm
ISBN: 978-99943-1-796-7

Përshkrimi Librit

E përgjithshmja e përrallave indiane është, pra, ai tipar që i bashkon të gjitha përallat e popujve të botës: Ato janë pasqyra e së ardhmes ashtu siç e kanë përfytyruar këtë njerëzit e punës të të gjitha kohërave.

Po e veçanta e përrallave indiane ku qëndron?

Së pari, në to nuk ka elemente të tillë të mbinatyrshëm si dragonj, kuçedra, lugetër, sprija etj. etj. Në përfytyrimin e shëndoshë të popullit të madh indian e keqja ka fytyrë mjaft më konkrete: atë të raxhait, tregtarit, klerikut mashtrues, ose, në një formë më të tërthortë, të luanit, tigrit, krokodilit. Kjo do të thotë se edhe lufta ndaj së keqes kuptohet në mënyrë më konkrete.

Së dyti, ndëshkimi që pëson e keqja nuk shprehet me fjalë të dhunshme, me skena të përgjakshme, makabre, sepse edhe i miri, i drejti, i ndershmi dallohen për një shpirt të madh. Ata fitojnë, nuk masakrojnë. Sa ndryshe nga një lumë i tërë filmash modernë, ku e mira fiton mbi të keqen vetëm pasi ka kaluar përmes një oqeani gjaku e malesh me kufoma.

Së treti, rrëfimi rrjedh përgjithësisht i qetë, pa trazime dhe përmbysje të mëdha. Për urtësinë indiane e vërteta dhe e mira e kanë të sigurt fitoren. Ato nuk e njohin stresin, ankthin. Ndërsa ne sot…
Ndoshta ka edhe të tjera mësime, që secili prej lexuesve mund t’i shquajë gjatë leximit e, në i pëlqeftë, mund t’i përvetësojë, domethënë t’i kthejë në parime të jetës së vet.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Kujtesa dhe harresa

Një njeri pyeti njëherë një urtar:
– Çfarë duhet mbajtur mend dhe çfarë duhet harruar?
Urtari ia ktheu:
– Në rast se të tjerët të kanë bërë ndonjë të mirë, mbaje mend atë; kurse po qe se ti vetë u ke bërë ndonjë të mirë njerëzve, harroje atë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Përralla indiane”