Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Rexhep Meidani - Politika, in vivo - in vitro

Politika, In vivo – in vitro

Author:

1,000ALL

Lloji: Fragmente shqiptare
Faqe: 256
Formati: 16×23 cm
ISBN: 99943 – 1 – 140 – 9

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Politika, In vivo – in vitro. Ideja përçuese, diku e drejtpërdrejtë dhe diku e tërthortë, që i jep dhe frymën konkrete radhëve të mbledhura në këtë libër, është jo vetëm ajo e respektimit të lirisë dhe dinjitetit të individit, dhe mbi të gjitha e kushtetutës dhe ligjit, por dhe ajo e zhvillimit të tolerancës dhe kompromisit, e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit politik, në shërbim të vendit e qytetarëve. Krahas shkurtësisë, thjeshtësisë apo paralelizmit algoritmik të përdorur në këtë libër, është shfrytëzuar dhe koherenca e pranishme e reagimit, vazhdimësia kokëfortë e problematikës politike apo vlera e forca permanente e vëzhgim-kritikës ndaj kësaj të fundit, pa pasur as më të voglën prirje e orientim për të ngacmuar, aq më pak për të sulmuar individë apo grupe individësh. Por thjesht me dëshirën e mirë për të vënë në lëvizje ndjeshmëri pozitive, për të shmangur gabime të kota dhe shpenzime negative energjish, për të ndërhyrë e sugjeruar, për të shërbyer e korrigjuar. Qoftë dhe nëpërmjet shembujve apo leximit të tyre…

Shpërndaje në rrjetet sociale:

exhep Qemal Meidani ka lindur në Tiranë, më 17 gusht 1944. Është zgjedhur President i Republikës për periudhën korrik 1997 – korrik 2002. Ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare për fizikë në Shqipëri dhe Francë. Ka titujt shkencorë: Docent, 1981; Profesor, 1987; Anëtar i Akademisë së Shkencave, 2003. Disa nga detyrat akademike e profesionale të ushtruara kanë qenë: Përgjegjës katedre, (1986-1990, 1992-1996); Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, (1988-1992);  Anëtar i redaksisë së “Buletinit të Shkencave Natyrore” (BSHN), (1978-1994); Kryeredaktor i BSHN, (1989-1994);  Anëtar i redaksisë së “Physica Balcanica” dhe  “Balkan Physics Letters”, (1987-1996); etj. Ndër veprimtaritë jashtë vendit, krahas asaj në Universitetin e Prishtinës, Kosovë, mund të përmendet aktiviteti kërkimor në Francë, (1973-1976) (Universiteti i Caen-it; C.E.N.-Saclay dhe Universiteti Paris XI-Orsay) apo veprimtaritë e tjera si kërkues, profesor, lektor e shkencëtar i ftuar në universitete e qendra shkencore në Itali, Francë, Gjermani, Angli, SHBA, Greqi, etj. (1981-1996).
Është angazhuar në një veprimtari të larmishme shoqërore e politike. Ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim në Ballkan, (1986-1990); kryetar i bordit të Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, (1994-1996); kryeredaktor i revistës “Të Drejtat e Njeriut”, (1994-1996); Sekretar i Përgjithshëm i PS-së (1996-1997); anëtar i bordit këshillues të revistës ndërkombëtare “World Leaders” (2002); anëtar i “Klubit të Madridit” (prej vitit 2002), etj.
Për veprimtarinë e tij mësimoro-shkencore e politiko-shoqërore është nderuar me “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Teknik i Stambollit, Turqi, 1998; Universiteti Aristotelit i Selanikut, Greqi, 1998; Universiteti i Sofies, Bullgari, 1998; Universiteti Amerikan i Romës, Itali, 1999; Universiteti i Mesdheut Renè Cassin, Bari, Itali, 1999; Universiteti i Bridgeport-it, Connecticut, SHBA, 2001 dhe Universiteti i Portsmouth-it, Angli, 2002.
Ndër nderimet e tjera universitare mund të përmenden dhe: F. LUX AWARD, Univ. Clark, Worcester, Massachusetts, SHBA, 2000; Jan Masaryk Medal, Universiteti Ekonomik, Pragë, Republika Çeke, 2001; Chancellor’s International Medallion of Distinction, Universiteti i New Orleansit, New Orleans, SHBA, 2002. Po kështu, për veprimtarinë e tij në përgjithësi është nderuar dhe me urdhra, medalje e çmime të tjera si: Urdhri “Naim Frashëri”, 1981; “Çmimi i Republikës”, 1988; Medalja e Artë e Meritës e Qytetit të Athinës, Greqi, 1998; Kryqi i Madh i Shpëtimit, Greqi, 1998; Urdhri Kombëtar “Ylli i Artë i Rumanisë” (Ordinul National “Steaua Romanici” in Grand de Colan), Rumani, 1999; Çelësi i Artë i Qytetit Worcester, Massachusetts, SHBA, 2000; Urdhri i Mbretit Tomislav, Kroaci, 2001; Çelësi i Artë i Qytetit, Prague, Rep. Çeke, 2001; Medalja “Schuman”, Fondacioni “Robert Schuman”, Paris, Francë, 2001; Urdhri Kombëtar i Meritës (The National Order of Merit, in the grade of Companion of Honour), Maltë, 2002; Qytetar Ndërkombëtar Nderi (Inter-national Honorary Citizen), New Orleans, SHBA, 2002; Çelësi i Artë i Qytetit, New Orleans, SHBA, 2002, etj. Ka botuar në Shqipëri një numër të madh të artikujve shkencorë, monografi, libra universitarë dhe pasuniversitarë, broshura, etj. Po ashtu është autor i disa dhjetëra artikujve apo punimeve shkencore të botuar në revista serioze shkencore jashtë vendit (si Francë, Gjermani, Itali,  Angli, SHBA, Hollandë, Turqi, Bulgari, Greqi, Rumani, Kinë, Hungari, etj.). Ka botuar po ashtu  brenda e jashtë vendit me qindra artikuj (shkencorë, shoqërorë, politikë e biografikë), intervista, fjalime, analiza, etj., si dhe 5 libra me natyrë politiko-publicistikë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Politika, In vivo – in vitro”