Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Oscar Wilde - Portreti i Dorian Gray

Portreti i Dorian Greit

Author:

600ALL

Lloji: Roman – Novel
Përktheu: Nikoleta Kalldremxhi
Faqe: 272
Formati: 12×20 cm
ISBN: 99943 – 1 – 101 – 8

Kategoritë , , .

Përshkrimi Librit

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli. Duke kombinuar elementet e një fabule të tmerrshme mesjetare, libri përqendrohet në një gjetje të mrekullueshme; ndërsa Dorian Grei zhytet në jetën e krimit dhe të epshit pa fund, trupi i tij mban rininë dhe gjallërinë, portreti i pikturuar nga miku i tij Basil Halluard, ditë pas dite grumbullon gjurmët e fshehura të së keqes, të cilat i duhet t’i mbajë fshehur nga bota. Për mbi një shekull kjo fabul e tmerrshme e magjepsëse, e mbushur me ankth siguroi popullaritet të madh. Radhitet si vepra më e rëndësishme e Wild-it përmes krijimeve të tij dhe midis arritjeve klasike të këtij lloji.

Dorian Grei, ky fëmijë i dashurisë e i vdekjes, të cilin mund ta bëje ose titan ose një lodër, fillon me një lutje shkatërrimin e tij, lutjen që ai të ngelej i ri e portreti të ishte ai që të mplakej. I veshur me rrobën e rinisë, të lehtë e të papërgjegjshme ai e bën dashurinë e tij për Sibil Vane të cekët, e veten heroin mëkatar të tragjedisë së saj.
Por e kupton se… bukuria kishte qenë për të veçse një maskë dhe rinia e tij një parodi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Portreti i Dorian Greit”