Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Ramiz Alia – Jeta Ime

Author:

1,600ALL

Kujtime
Faqe: 544
Formati: 16,5×23 cm
ISBN: 978-99943-1-6617–5

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit. Si protagonist dhe dëshmitar i gjallë dhe nga të fundit të historisë së këtyre 50 viteve, Ramiz Alia ndriçon disa nga momentet më të rëndësishme dhe delikate, me ndikim dhe pasoja mbi vendin dhe popullin shqiptar.  Lexuesi do të njihet me bisedat dhe lidhjen e autorit me Enver Hoxhën; me ngjarjet që lidhen me zhvillimet në gjirin e PPSH-së; me marrëdhëniet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, me aleancat dhe prishjen e tyre (si Konferenca e Moskës e vitit 1960) etj. Me interes është edhe trajtimi që Presidenti Alia i bën periudhës së trazuar të vitit 1990 dhe ngjarjeve që pasuan ndryshimin e sistemit në Shqipëri, duke përfshirë edhe periudhën kur ai u burgos prej 1992 e deri më 1997 etj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

1925, 18 tetor – RAMIZ ALIA ka lindur në qytetin e Shkodrës
1932 – Familja e tij vendoset në qytetin e Tiranës
1936 -1943 – Nxënës në Gjimnazin e Tiranës
1941 – Anëtar i Organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare
1943- Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare. Dërgohet në Berat si Anëtar i Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste
1944, mars – Në Brigadën VII Sulmuese, anëtar i Seksionit Politik
1944, gusht – Në Kongresin e Helmësit, zgjidhet anëtar i Sekretariatit të BRASH-it 1944, gusht – Në Divizionin II, anëtar i Seksionit Politik
1944, dhjetor -Në Divizionin V, Komisar Politik i Divizionit
1945 – Në Kongresin II të BRASH-it, zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i BRASH-it
1948 – Zgjidhet anëtar i KQ-së së PPSH-së
1955 -1958 – Ministër i Arsimit dhe Kulturës
1956 – Zgjidhet kandidat i Byrosë Politike të KQ-së së PPSH-së
1961 – Zgjidhet anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ-së
1982 – Zgjidhet kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor
1950-1990 – Deputet në çdo legjislaturë të Kuvendit Popullor
1991- Zgjidhet President i Republikës nga Parlamenti Pluralist
1993-1997 – Ka qenë i burgosur së bashku me ish-udhëheqësit e PPSH-së

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Ramiz Alia – Jeta Ime”