Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

raquel-martinez-hije-te-njebrireshit-ok-ok

Raquel Martinez – Hije të Njëbrirëshit

Author:

1,000ALL

Raquel Martinez
Hije të Njëbrirëshit
Lloji: Roman
Përkthue: Lorida Demiraqi
ISBN: 978-9928-205-39-1
Formati: 15×23 cm
Faqe: 256
Çmimi: 1000 lekë

Botuar në prill, 2016

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Klaudia, një gazetare e lindur në Oviedo, por rritur në Argjentinë, kthehet në Spanjë me qëllim për të filluar një jetë të re. Vendoset në Madrid dhe fillon të punojë te Njëbrirëshi. Aty njihet me Edgarin, një meksikan nga një shtresë e lartë sociale, i cili kërkon, gjithashtu, të largohet nga një e kaluar e trazuar. Ashtu si ajo qenia e trilluar që banon në imagjinatën dhe dëshirat tona, edhe protagonistët e këtij romani kalojnë përmes të njëjtit dualitet dhe jetojnë midis asaj që dëshirojnë të jenë dhe asaj që janë në të vërtetë. Hije të Njëbrirëshit – një roman mbi kuptimin e jetës, edhe nëse duhet ta nisësh atë nga e para.

Raquel Martinez lindi në Albacete më 1973. Ajo ka marrë titullin Doktore e Shkencave në Informatikë nga Universiteti Complutense i Madridit, si dhe është specializuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Martinez krahas zhvillimit të punës në profesionin e saj në fushën e bashkëpunimit për zhvillim, ka marrë pjesë në programe të ndryshme shkëmbimi universitar në Meksikë, Argjentinë dhe Kubë. Ajo jeton aktualisht në Madrid dhe është përgjegjëse për komunikimin në fondacionin Carolina.
Raquel Martinez është nderuar me disa çmime letrare, ndër të cilat vlen të përmendet ai i Qytetit të Mostoles më 2002, për librin “E ngjyrës së llavës”. Ndërsa për librin “Hije të njëbrirëshit” është nderuar me Çmimin e XII të Romanit Ateneu i Ri.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Raquel Martinez – Hije të Njëbrirëshit”