Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Diana Culi Rekuiem

Rekuiem

Author:

600ALL

 

ISBN : 978-99943-1-331-0
Formati : 13×20
Faqe : 206

 

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Një roman ndryshe nga të tjerët, roman brenda romanit. Një subjekt kompleks që na fut në skutat e tij për të na shpalosur një botë të brendshme e të vuajtshme të një personazhi sa të fortë e të qëndrueshëm, në dukje, aq edhe të dhimbshëm dhe të rrënuar. Personazhi kryesor Neri, përherë e privilegjuar në gjithçka në gjithë jetën e vet, mbërthehet nga xhelozia dhe ambicia për shoqen e vet Sabina, shoqe fëmijërie të pandara. Personazhi i zgjedhur nga autorja është një person që për të përmbushur interesat vetjake, shfaq anën më të shëmtuar njerëzore, pabesinë, spiunllëkun, intrigën.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Diana Çuli njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë sonë. Autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë. Midis romaneve që ka botuar ndër vite, janë vlerësuar në mënyrë të veçantë: “Dreri i trotuareve”, “Diell në mesnatë” dhe “Engjëj të armatosur”. Madje romani “Engjëj të armatosur” është cilësuar si romani më i mirë shkruar për periudhën e diskutueshme të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jodogmatike të kësaj periudhe. Proza e saj është përkthyer dhe botuar në Itali, Francë, Kinë, Rusi etj. Veç fushës së letërsisë, Diana Çuli ka spikatur gjatë 17 vjetëve të fundit si një nga veprimtaret më efikase në mbrojtje të të drejtave të gruas, duke drejtuar “Forumin e pavarur të gruas” e duke luftuar me të gjitha mjetet demokratike për realizimin e këtij misioni fisnik. Në legjislaturën e fundit ajo është zgjedhur deputete në parlamentin shqiptar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Rekuiem”