Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

rilindja-e-dyte

Rilinda e dytë – Rexhep Qosja

Author:

1,300ALL

ISBN: 978 – 99943 – 1 – 241 – 2
Formati: 14×20 cm
Faqe: 488

 

Përshkrimi Librit

Pyetja e parë që do të bëjë lexuesi teksa ta marrë në duar këtë libër do të jetë: ç’do ky titull – Rilindja e dytë? Ne kishim Rilindjen Kombëtare dhe nuk mund të kemi dy rilindje. Ç’kuptim mund të ketë fjala rilindje këtu?
Përqendrimi i jashtëzakonshëm i fuqive mendore, morale dhe trupore të një populli për të bërë ndryshime të mëdha në jetën dhe në fatin e tij historik quhet rilindje. Në historinë tonë të re kemi dy rilindje: Rilindjen Kombëtare, si rilindje e parë, dhe Rilindjen e dytë, me përmbajtjen dhe qëllimet e së cilës merret autori i kësaj vepre.
Për shkak se programi i Rilindjes Kombëtare, i Rilindjes sonë të parë, është sendërtuar vetëm pjesërisht, pse rreth gjysma e trojeve shqiptare dhe më shumë se gjysma e popullit shqiptar kishin mbetur jashtë kufijve të shtetit të posakrijuar shqiptar, nën pushtimin e fqinjëve ballkanikë, për çdo mendje historike Rilindja e dytë ishte plotësisht e pritshme dhe plotësisht e ligjshme.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Rexhep Qosja lindi më 25.6.1936.
Ka kryer studimet e larta në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është specializuar në shkencën e letërsisë në Universitetin e Beogradit. Është doktoruar me temën “Asdreni – jeta dhe vepra e tij”.
Ka qenë profesor i estetikës dhe drejtues i studimeve të shkallës së tretë për filologji në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re” dhe për 11 vjet drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Ka qenë kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës, anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje dhe anëtar i Kryesisë së këtij delegacioni.
Ka qenë anëtar i Këshillit Administrativ dhe i Këshillit të Përgjithshëm të Kosovës ndërkohë që kryeadministrator i Kosovës ishte Bernard Kushner.
Merret me prozë – tregime e romane, dramaturgji, histori të letërsisë, kritikë, eseistikë, publicistikë dhe polemikë. Veprat “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Sfinga e gjallë”, “Beselam pse më flijojnë”, “Bardha”, “Çështja shqiptare – historia dhe politika” dhe “Populli i ndaluar” janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Drama të tij janë shfaqur në teatrot e Kosovës, të Shqipërisë, në disa qendra në ish-Jugosllavi dhe në Evropë.
Shkrimet e tij publicistike të botuara në shtypin kroat e slloven kundër politikës serbe ndaj shqiptarëve, duke filluar nga viti 1981, shënojnë fillimin e dejugosllavizimit të mendimit politik shqiptar në Kosovë.
Është anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës prej themelimit të saj dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në vitin 1998 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit” i Republikës së Shqipërisë.
Është shpallur “Qytetar Nderi” i qyteteve Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë.
Në vitin 2012 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi serinë e veprave të tij në 29 vëllime.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Rilinda e dytë – Rexhep Qosja”