Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

rosamunde-pilcher-kerkuesit-e-guaskave

Rosamunde Pilcher – Kërkuesit e guaskave

1,500ALL

Rosamunde Pilcher
Kërkuesit e guaskave
Lloji: Roman
Përktheu: Shpresa Osmeni
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-9928-4277-5-5
Formati: 15×23 cm
Faqe: 720
Çmimi: 1500 lekë

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Penelope Kiling vendos të jetojë e qetë, në një shtëpi të vjetër fshati, e rrethuar nga kujtimet e së shkuarës dhe nga e tashmja e saj: një baba piktor i famshëm tejet i dashur, një bashkëshort i papranishëm dhe një dashuri e madhe e ndaluar, si dhe miqtë e fëmijët e saj, të cilët i do shumë. Pikërisht në këtë bashkëjetesë mes kujtimeve dhe shpresave, lindin edhe krizat familjare…
Rosamunde Pilcher krijon në faqet e këtij libri një nga personazhet e saj më të arrirë, një figurë gruaje të paharrueshme, protagonisten e një sage familjare e cila, nga Lufta e Dytë Botërore deri në fund të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, përshkon tri breza të lidhur nga magjia e mistershme e një pikture.

Fragment nga libri
Ai u përkul përpara dhe e vendosi dorën mbi dorën e saj, mbi kuvertën me vija. Dora e tij ishte akull e ftohtë, por prekja ishte e ngrohtë dhe ajo i mbylli gishtat e saj te kyçi i tij i dorës, duke pasur nevojë për ngrohtësinë e tij, duke dashur që ajo të shpërndahej, të arrinte në çdo pjesë të qenies së saj. Instinktivisht, ai ngriti dorën e tij dhe e vendosi mbi faqen e saj. Pikërisht në të njëjtin moment ata të dy folën.
– Unë të dua.
Ajo shikoi lart në sytë e tij. Ishte thënë. Ishte bërë. Kurrë nuk do të prishej.
– Oh, Riçard.
– Unë të dua, – përsëriti ai. – Unë mendoj se të kam dashur që në momentin e parë kur të kam parë duke qëndruar me babanë në anën tjetër të rrugës, me flokët e tu që t’i kishte marrë era dhe ti dukeshe magjepsëse.
– Nuk e di… Vërtet që nuk e dija…

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Rreth autores
Rosamunde Pilcher lindi në Cornouaille, më 22 shtator 1924. Ajo kreu studimet e para në shkollën “Llandaff Howell” dhe më pas ndoqi kolegjin “Miss Kerr-Sanders” për sekretari. I ndërpreu studimet me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe u angazhua në Korpusin e Grave të Marinës. Pas luftës ajo u vendos në Skoci ku filloi të shkruajë për revistat më në zë. Si autore romanesh e gjejmë në vitin 1949, me një roman dashurie, që u botua nën pseudonimin Jane Fraser. Ajo botoi edhe 10 romane të tjerë nën këtë emër. Romani e saj i parë, që mban emrin Rosamunde Pilcher, “Një sekret për t’u rrëfyer”, doli në vitin 1955. Ajo botoi në vitin 1988 sagën familjare “Kërkuesit e guaskave”, që u përkthye menjëherë në 16 gjuhë dhe është shitur në 5 milionë kopje. Më pas, ky roman u përshtat për film televiziv nga Terence Brady dhe Charlotte Bingham. Në vitin 1996 Pilcher botoi “Kthimi në Cornouaille” i ndjekur nga “Kthim në vend”, “Shtatori”, “Kthim në Skoci”, “Solistiku dimëror”, të botuar gjatë periudhës 1999-2000.
Në vitin 2002, Pilcher u nderua me Urdhrin “Kalorëse e Perandorisë Britanike”, si dhe Doktor Nderi në jurisprudencë nga Universiteti Dundee, në vitin 2010.
Librat e Pilcher-it janë veçanërisht popullorë në Gjermani ku, nisur nga tregimet e saj, kanali televiziv ZDF ka prodhuar më se 100 histori për televizionin, nën titullin “Stuhi dashurie”.
Romanet “Kërkuesit e guaskave” dhe “Shtatori” e radhitën Rosamunde Pilcher ndër autorët më të njohur që shkruajnë për publikun e gjerë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Rosamunde Pilcher – Kërkuesit e guaskave”