Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Rafaele Nigro - Shen Maria e betejave

Shën Maria e Betejave – Raffaele Nigro

Author:

800ALL

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Maria e Shenjtë e Betejave është romani që qëndron midis epikes së të shkuarës dhe të tashmes. Urë lidhëse midis dy epokave është një zë, një shenjte e çuditshme, që nuk mund të bëjë mrekulli, por që rrëfen bukur historinë e familjes Kaçiante.
Është viti 2005. Një vajzë e bukur, por e ngërthyer në gjendje vegjetative në krevat, nuk mund të flasë, nuk mund të lëvizë, por mund të dëgjojë. E, kur nata bie e nuk pipëtin gjë tjetër veçse zekthi i bulkthit, Madona e vendosur në mur, e fton Federikën të dëgjojë historinë e të parëve të saj… që nis para pesëqind vjetësh me një incest mbesë-dajë.
Më tepër se një roman të duket sikur je pjesë e rrëfimeve homerike, pasi narracioni ndërpritet shpesh nga këngët që u kushtohen bëmave të heronjve, e që nuk janë gjithmonë të virtytshëm.
Zëri i ndërgjegjes nuk e mposhti dot epshin e trupave, e këtu nis fill historia e përgjakshme e Braçio Kaçiantes. Tragjeditë e njëpasnjëshme që godasin familjen Kaçiante, vrasjet, sëmundjet, duket sikur ndodhin prej hakmarrjes së perëndive (ose perëndisë), për mëkatin e kryer. A do të ketë mundësi më në fund Maria e Shenjtë të përmbushë mrekullinë e saj? Apo mos ndoshta edhe sëmundja e Federikës është mallkimi që vjen nga shekujt?
Ky roman me doza të forta historike, epshe shtazarake, luftën për tokën, e me dramacitetin që mbartin personazhet e tij, e magjeps lexuesin duke e bërë pjesë të një epoke mistike

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Roman
Përktheu: Sonila Kapo
Faqe: 342
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-672-4

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Ka lindur në vitin 1947, në Melfi dhe jeton në Bari, ku punon në RAI.
Ka shkruar shumë romane të suksesshëm, të përkthyer në shumë gjuhë. Midis çmimeve më të fundit që ka marrë autori shquhen: çmimi Supercampiello 1987, çmimi Frontino 1999, çmimi Griziane Cavour 1992, çmimi Seleksinomi Bancarella 1998. Ndërkohë ka botuar edhe studime e ese për historinë dhe kulturën e Jugut.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Shën Maria e Betejave – Raffaele Nigro”