Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Bardhyl Londo - Shen shiu

Shën Shiu

Author:

400ALL

Poezi
Faqe: 88
Formati: 14×20 cm
ISBN: 978-99943-1-665-6

Përshkrimi Librit

Rikthehet pas disa vitesh shkrimtari i mirënjohur me një cikël poezish. E, duket se pritja e lexuesit për këtë autor ia ka vlejtur. Plot me ndjeshmëri artistike, forcë komunikimi, poezia e Bardhyl Londos është therëse, goditëse. Teksa lexon poezitë e tij të krijohet përshtypja se më në fund autori shpërthen tërë ato ndjenja që i ka pasur të mbyllura prej aq e aq vitesh. Vepra është konceptuar si një cikël poetik që përfshin poezi të shkruara prej viti 1993 e deri në 2010.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Shën Shiu

Shigjeta shiu shugatin, shkoklojnë shelgjishten,
shkurtat shpuplon shpatëzhveshur shtegziu.
Shtërzime shtëllunge shirash shugurojnë
Shën Shiun.

Shkundullimë shituese, shkopsitje shkrepëtimash
shkërmoq, shkrofëtin shantazhimbret.
Shkarravina shqote, shuplaka shtrëngatash shpallin
Shiun Shtet.

Shkumëzon, shpërthen shampanjë shirash,
shkundadimri shandan shungëllimash shndriu,
shtatmadhoria shkumëbardhë e shtjellave shpalosi
Shtetrrethimshiu.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Poezia e Bardhyl Londos doli në pararojën e poezisë së re shqipe, u bë pjesë e qenësishme e saj…
… si poezi e ditëve tona, moderne, e vlerësuar nga kritika brenda dhe jashtë vendit dhe nga lexuesi i shumtë i saj…
… kjo poezi u bë klasike e modernes, jo vetëm për nga fryma, prurjet dhe mënyrat e tyre, por dhe për teknologjinë që përdor, elementët e rinj… solli eposin qytetas…
Poezia e zgjedhur e Bardhyl Londos është poezi e zgjedhur shqipe…
Visar Zhiti

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët… Merita e Londos është shpalosja e forcës nëpërmjet fjalëve sa të gjetura, aq dhe të brishta. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatur…
Kostantino Marko (Itali)
Pas rikëndimit të poezisë së Visar Zhitit dhe Bardhyl Londos, tek unë, gjithnjë e më tepër po forcohej bindja se poezia bashkëkohore shqipe, është njëra nga poezitë më autentike në qarkun letrar evropian dhe njëra nga prijëtaret që krijohen në Ballkan.
Ante Popovski (Maqedoni)

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Shën Shiu”