Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Shkelja e kurores - Paulo Coelho

Shkelja e kurorës – Paulo Coelho

Author:

1,000ALL

Lloji: Roman
Përktheu nga origjinali portugalisht: Ilirjana Agalliu
ISBN: 978-9928-4277-2-4
Formati: 13×20 cm
Faqe: 344

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur.
Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.
Ndërkaq, Lindës, fillon t’i rëndojë rutina dhe njëtrajtshmëria e ditëve të saj.
E mundon përpjekja për t’u shtirur e lumtur kur, në të vërtetë, ndihet e plogësht dhe e pamotivuar.
Çdo gjë ndryshon kur takon ish të dashurin e saj të rinisë së hershme, Jakobin. Gjatë një interviste, Jakobi, tashmë një politikan i suksesshëm, bën të zgjohet brenda saj diçka që kishte kohë pa e ndier: pasionin.
Pas kësaj, ajo do të bëjë gjithçka për të fituar këtë dashuri të pamundur. Do t’i duhet të zbresë deri në fund të pusit të ndjenjave njerëzore për të gjetur përfundimisht paqe me vetveten.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Rreth Autorit

Paulo Coelho, ka lindur në Rio-de-Zhanejro në 1947.
Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 170 vende dhe të përkthyera në 80 gjuhë, janë shitur mbi 175 milionë kopje në të gjithë botën.
Midis 115 çmimeve të rëndësishëm që ka marrë autori, mund të përmendim: titullin prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë” e Galicisë. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes” nga OKB, më 2007.
Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë sjellë në qarkullim nga Botimet Toena, përmendim: “Alkimisti”, “Mali i pestë”, “Veronika vendos të vdesë”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Njëmbëdhjetë minuta”, “Manuali i luftëtarit të dritës”, “Pelegrini i Kompostelës”, “Zahiri”, “Shtriga e Portobellos”, “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”, “Fitimtari është i vetëm”, “Brida”, “Alefi”, si dhe librin e tij të fundit “Shkelja e kurorës” (Adultério), i cili është futur në listat e librave më të shitur në mbarë botën. Deri tani, të drejtat për përkthim të këtij romani janë shitur në 45 gjuhë.
Paulo Coelho është shkrimtari me më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Shkelja e kurorës – Paulo Coelho”