Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Ali Aliu - Shtegtim Metafore

Shtegtim metafore

Author:

600ALL

Lloji: Kritika letrare
Faqe: 280
Format: 14×20 cm
ISBN: 99943 – 1 – 146 – 8

Përshkrimi Librit

kademiku, prof. Ali Aliu është tashmë i njohur si një “gjeneral” i mendimit kritiko-letrar shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e më gjerë. Gjithë jetën e tij 70-vjeçare Ali Aliu ia ka kushtuar studimit e vlerësimit të letërsisë artistike mbarëkombëtare, pa u hallakatur asnjëherë nëpër fusha të tjera gjurmimesh. Dhe tani lexuesit tonë i drejton një libër të ri me shkrime të zgjedhura të tij, që u kushtohen udhëve të poezisë shqipe.
Kryefjalë e këtij libri është një pyetje, që e ka përcjellë gjithë jetën studimore të autorit: Ç’është poezia, magjia e saj? Si ta lexojmë poezinë? Në kohën tonë janë fare të paktë ata të varfër, që s’kanë patur fatin ta shijojnë poezinë; por Ali Aliu nuk ia drejton kryesisht këtij grupi njerëzish pyetjen e mësipërme, por para së gjithash atyre që e njohin dhe e pëlqejnë poezinë, studiuesve të saj, madje edhe vetes së vet. Dhe ka të drejtë që e ngre këtë problem, ndonëse poezia është zhanri më i lashtë i historisë botërore të letërsisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Shtegtim metafore”