Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Simon Vizental – Ilir Hashorva

Author:

750ALL

ISBN: 978-9928-4254-9-2
Formati: 16.5×23 cm
Faqe: 232

Kategoria .

Përshkrimi Librit

Simon Vizental për Holokaustin

“Mbijetesa është një privilegj që përmban edhe detyrimin. Gjithnjë pyes veten se ç’mund të bëj për ata që nuk mbijetuan. Përgjigjen e kam gjetur për vete, ndonëse mund të mos jetë përgjigjja e çdo të mbijetuari. Ajo është: të bëhem folësi i tyre, të mbaj gjallë kujtesën e tyre, të siguroj që të vdekurit të jetojnë në atë kujtesë”.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse t’i hidhemi të shkuarës dhe të mësojmë prej saj. Nuk ka kuptim të zvogëlojmë fajin e fajtorëve, në mënyrë që të jetë më e lehtë për bijtë dhe bijat që të lehtësojnë dështimet e baballarëve, gjyshërve, gjysheve dhe nënave të tyre.”

“Të rinjve u thuhet se Hitleri zhduku papunësinë, se ndërtoi autostradat e para në botë, por atyre nuk u thuhet për punën e skllevërve që ndërtuan ato autostrada. Të vjetrit ende mendojnë se kishin të drejtë, por të rinjtë duhej të mësojnë të ndajnë të fajshmit nga të pafajshmit. Shumë të rinj në Gjermani dhe Austri janë rritur pa një udhëheqje etike, pa ideale pozitive dhe për këtë shkak ata ende mbahen përgjegjës për mëkatet e baballarëve të tyre.”

“Hitleri jo vetëm që vrau miliona hebrenj dhe miliona kundërshtarë të tjerë, por ai shkatërroi moralisht miliona gjermanë dhe miliona austriakë. T’u përkasësh viktimave është e dhimbshme, por t’u përkasësh kriminelëve, atyre që krijojnë viktima, është e tmerrshme.”

“Shkolla mund të dështojë përmes heshtjes së saj, kisha përmes faljes së saj dhe shtëpia përmes mohimit dhe heshtjes së prindërve. Gjenerata e re duhet të dëgjojë dhe të dijë atë që gjenerata e vjetër refuzon ta tregojë.”


Vlerësim për kontributin e Simon Vizental në vendosjen e drejtësisë për viktimat e Holokaustit

“Asnjë nuk bëri më shumë për çuarjen e ekzekutorëve të krimeve më të mëdha të historisë para drejtësisë sesa Vizentali. Edha ata që mundën të shpëtonin, jetuan një jetë frike për shkak të tij, ndofta një ditë do të dëgjonin trokitje në derën e tyre. Këtë Simoni e kuptoi si një lloj drejtësie të vogël. Asnjë tjetër nuk ia dedikoi aq absolutisht jetën, duke dhënë gjithçka, detyrimit të botës që të kujtonte krimet kundër popullit hebre nga e ashtuquajtura shoqëri e qytetëruar. Viktimave të Holokaustit që u shuan, u ktheu respektin që nuk e patën kurrë në jetë. Çdo i mbijetuar tashti ecën më kryelartë dhe ndihet më i sigurt për shkak të Simon Vizentalit, për shkak të atij që mbrojti nderin e tyre dhe nderin e atyre që u shuan… Kur po shkon në prehjen e përjetshme, jam i sigurt se në qiell do të ketë shumë gjallëri, sepse shpirtrat e milionave që u masakruan gjatë Holokaustit nazist do të bëhen gati të presin Simon Vizentalin, njeriun që u ngrit për nderin e tyre dhe nuk e la botën t’i harronte.”

Rabini Marvin Hier

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Simon Vizental – Ilir Hashorva”