Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Spageti – Carla Bardi

Author:

Spageti & Co
Lloji: Receta gatimi për makarona
Përktheu: Ermela Kraja
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-99943-1-817-9
Formati: 6×26
Faqe: 320

Kategoria .

Përshkrimi Librit

Këtu mund të gjeni me shumë se 130 receta të shijshme dhe të parezistueshme për të gjitha llojet e makaronave të gjata. Spagetit janë pa dyshim lloji i makaronave më të njohura dhe më të përdorshme në gjithë botën. Si një ndër simbolet e Italisë, ato përbëjnë formën më klasike në të gjithë varietenë e madhe të makaronave dhe në kuzhinën italiane. Në këtë vëllim prezantohen dhjetëra receta me bazë spageti, por gjithashtu janë seleksionuar dhe salcat përkatëse për lloje të tjera makaronash të gjata, si janë, p.sh.: linguine (makarona të gjata të petëzuara), bukatini (makarona të gjata me vrimë në qendër), ziti (forma e bukatinit, por më të trasha). Janë përfshirë dhe disa receta klasike, si p.sh.: linguine me pesto, me patate dhe fasule (nga Gjenova), bukatini amatriçane (nga Lazio), linguine karbonara (nga Roma), si dhe një seri recetash moderne.
Ju bëftë mirë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:

500 g linguini
6 lugë uthull molle
125 g arra të pjekura
350 g spinaq
250 g gorgonzola e copëtuar

Zieni linguinet “al dente” në ujë të bollshëm dhe me kripë.
Ndërkohë, ngrohni në një tavë uthullën e mollës me arrat.
Kulloni makaronat dhe hidhini përsëri në tenxhere. Shtojini uthullën me arrat si dhe spinaqin me gorgonzolën. Përziejeni mirë dhe shërbejini të ngrohta.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Spageti – Carla Bardi”