Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Odhise Grillo - Thelleza kendon per Ketrushet

Thëllëza këndon për Ketrushët

Author:

500ALL

Përralla të zgjedhura
Faqe: 256
Formati: 16,5×23 cm
ISBN: 99943 – 1 – 161 – 1

Përshkrimi Librit

Përralla magjepsëse e plot aventura, që i zhysin fëmijët në botën e fantazisë. Në këtë libër janë përmbledhur disa nga përrallat më të bukura dhe më interesante. Ato janë të shkurtra, në mënyrë që dhe fëmijët të mund t’i lexojnë ato me një frymë dhe pësimet e kafshëve të ndryshme e moshatarëve të vet t’u kthehen në mësime.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Odhise Grillo ka lindur më 21 mars 1932 në Vuno të Himarës. Ka mbaruar studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe dhe për gazetari në Universitetin e Tiranës. Përmbi dyzet vjet ka punuar në revistën Hosteni dhe në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri.
Është autor i 120 librave, në të gjitha gjinitë dhe llojet, prej të cilëve mbi 80 janë ribotuar deri në 10 herë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mali të Zi. Është nderuar me dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe disa libra të tij janë përkthyer në greqisht, italisht, arabisht e maqedonisht, ndërsa pjesë nga krijimtaria e tij janë përkthyer edhe në gjermanisht, frëngjisht, holandisht.
Pjesa më e madhe e botimeve të këtij shkrimtari i takon letërsisë për fëmijë.
Ka qenë autor e bashkautor i librave shkollorë që prej 35 vjetësh, ka dhënë lëndën e letërsisë për fëmijë në Universitetin e Tiranës e të Elbasanit, ka redaktuar me qindra libra, ka përgatitur botime të zgjedhura të shkrimtarëve tanë më të njohur me parathënie, shënime, fjalorë etj.
Shkrimtari aq i dashur për fëmijët, nuk ndodhet më midis nesh.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Thëllëza këndon për Ketrushët”