Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Liri Brahimi - Une dhe filmi

Unë dhe filmi – Liri Brahimi

Author:

1,000ALL

Kujtime
Faqe: 240
Formati: 14×20 cm
ISBN: 978-99943-1-658-8

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Një rrëfim i qetë, i një jete të mbushur plot me sfida mundime por edhe me rezultate e arritje, i një njeriu që bëri emër në fushën e kinematografisë shqiptare. Vitet e vështira të periudhës së komunizmit por edhe të tranzicionit që pasuan rënien e saj nuk e mposhtën por i dhanë kurajë të ecte përpara. Liri Brahimi ka shënjuar me emrin e vet si regjisore kryevepra të Kinostudios Shqiptare si: “Kapedani”, “Operacioni zjarri”, “Mimoza llastica”, “Shpërthimet”, “Ndërgjegjja”, “Tinguj lufte” etj. Ka xhiruar 25 filma dokumentarë, shumë kronika dhe suzhete, si dhe 15 filma artistikë si regjisore e dytë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Dolëm në bankinë. Qielli dhe deti ishin paqësorë, të kaltër dhe të heshtur. Por breshëritë e plumbave nuk pushonin. Pa pritur u dëgjua një zhurmë, dhe më pas, një sirenë. Trageti u shkëput nga porti. Irda nisi të pikturonte dhe e gëzuar, vazhdonte të përsëriste: “Babi më tha…” Kurse mua, në, heshtje më rrokulliseshin lotët pa pushim. Mora lapsin e kuq dhe nisa të shkruaja mbi bankinë: “Do të doja të isha universale, enciklopediste dhe të gjithë talentin tim, të gjitha energjitë, t’i shkrija për të ndriçuar, për të zgjuar nga gjumi i thellë dhe i rëndë kombin tim shqiptar!”
Irda nuk pushonte: “Babi, qielli…, deti…” Në horizont breshëritë e plumbave nuk mbaronin, por edhe lotët e mi jo e jo, vazhdonin të rridhnin…
(Fragment nga libri)

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Unë dhe filmi – Liri Brahimi”