Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

vepra-v (1)

Vepra V – Pashko Vasa

Author:

800ALL

ISBN: 978-99943-1-545-1
Formati: 12×20 cm
Faqe: 302

 

Kategoria .

Përshkrimi Librit

Ky botim në pesë vëllime i veprës së Pashko Vasës, që sheh dritën në suazën e bibliotekës “Visare të letërsisë shqiptare”, mëton të vërë në qarkullim, në mënyrë sa më të plotë e të saktë, gjithçka që njihet prej krijimtarisë letrare e publicistike të shkrimtarit. Synimi i këtij botimi është të japë në mënyrë sa më të plotë Pashko Vasën autentik, të përfshijë integralisht veprën e tij dhe t’i qëndrojë sa më afër vullnetit të fundit të autorit, të rindërtojë në masën më të madhe të mundshme tekstin kanonik të veprës së këtij shkrimtari.
Duke u nisur nga parimi që ai të përfaqësojë sa të jetë e mundur e më besnikërisht vullnetin e autorit, nuk është bërë në asnjë rast asnjë ndërhyrje që do të prekte tërësinë dhe integritetin e tekstit, nuk është bërë prej nesh asnjë ndryshim që do të prekte gjuhën e autorit, as drejtshkrimin e tij në vijat themelore.

 

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Këtu përfshihen:

Përsiatje mbi legjislacionin në Turqi;
Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit
të Xhevdet Efendiut;
Vështrim historik mbi Malin e Zi
sipas traditave të Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Pashko Vasa është një nga njerëzit e mëdhenj të kombit shqiptar, një nga ato personalitete që me veprën e tyre vunë bazat e Rilindjes Kombëtare, të ideologjisë dhe të kulturës së saj. Duke qenë i pranishëm në këtë lëvizje, në fillimet dhe në kulmet e saj, si mendimtar e shkrimtar dhe si njeri i veprimit politik, ai u bë një nga simbolet e atdhetarizmit dhe të kulturës shqiptare. Vepra e këtij kasneci të lirisë ka mbetur e gjallë si shprehje e shpirtit dhe e njësisë së kombit, mbi dallimet fetare e krahinore dhe përtej tyre.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Vepra V – Pashko Vasa”