Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Zharina Sinani kop media

Zharina Sinani – “Gotat e kristalit”

Author:

1,200ALL

Lloji: Roman

Botimet Toena

ISBN: 978-9928-205-10-0

Formati: 13×20 cm

Faqe: 368

 

 

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

“Gotat e kristalit” është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies. Ndjenja e lashtë sa bota, në hapësirat e romanit, me tipare të rrokshme biografike, që ka ndërthurur realen me imagjinaren, derdhur artistikisht në formën e ditarit, që e shpalos gjerësisht shpirtëroren, duke ngjizur një ndjeshmëri rrezëllitëse. Në faqet e librit vjen universi i qenies, teksa noton në ethet e dashurisë, përmes një situimi të beftë, të vuajtjes prej dashurisë, të vuajtjes së ëmbël dhe shpesh rraskapitëse, në kuptimin e sprovave që kapërcen. Proza, si narrativë dhe strukturim, rrjedh natyrshëm, pa sforco dhe zbukurime të tepërta, përkundër skemës së prozëshkrimit të kësaj ndërkohje. Realiteti letrar zbulohet përmes poetikës së rrëfimit të unit të saj, të një kohe subjektive, çka ka mundësuar endjen e një realiteti që më tepër zbulohet në leximin e secilit lexues, ku ngjizet sprova e parë shkrimore e saj.

Behar Gjoka

Mbrëmë në darkë shkuam të hanim së bashku dhe ndenjëm deri në dy të mëngjesit në një bar në Glifadha, duke treguar dhe pjesët më të fshehta të kujtimeve tona. Ndiheshim të pirë. U ulëm buzë detit në vetminë tonë të përkëdhelur nga era e freskët, ndërsa deti ishte i qetë dhe misterioz. U afruam me këmbët e zbathura të stamponim shputat tona në rërën e butë, ndërsa hapat tanë nisën të shkëlqenin si xixa të argjendta që të mahnitnin. Ai me sytë që i shndritën më tha:

– Eraaa! Deti është në dashuri! Çfarë mrekullie!

– Deti në dashuri?! – kurrë nuk e kisha dëgjuar një gjë të tillë dhe këmbët e mia nuk kishin shkëlqyer asnjëherë ndërsa e përshkonin atë ujë të kripur.

– Zhvishu! – tha ai, dhe nisi të hiqte këmishën. – Hiqi të gjitha rrobat. Është gjëja më e bukur që mund të na ndodhë, edhe Zoti qenka nga ana jonë, Eraaa!

U zhytëm në detin që lëshonte xixa të argjendta dhe në çdo lëvizje tonën ndienim drithërimën e ujit të ftohtë dhe trupat tanë që i dhanë ngrohtësinë njëri-tjetrit.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

 

Zharina Sinani ka lindur në Tepelenë në vitin 1973, është rritur e ka studiuar në Tiranë. Prej shumë vitesh jeton dhe punon si mediatore e gjuhës dhe e kulturës në Toskana Itali, së bashku me familjen.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Zharina Sinani – “Gotat e kristalit””